Reklame:

Situata e COVID-19 ne 24 oret e fundit, 5 800 viktima

Bota gjatë ditës së Enjte 30 Prill, regjistroi 5 mijë e 800 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 233 mijë e 966, ndërkohë që u regjistruan 81 mijë e 879 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur shifrën e përgjithshme 3 milion 305 mijë e 806.
U raportua se Italia ka pasur një numër të madh të shëruarish dhe vendi ka nisë hapjen.

Numri i pacientëve që janë shëruar nga virusi është 75.945, një rekord i lartë ky për ish qendrën europiane të virusit. Agjensia italiane raportoi 4,693 rikuperime që nga e Mërkura të Enjten.
Shteti apenin pati gjatë ditës së Enjte vetëm 285 të vdekur. Edhe Spanja regjistroi më pak të infektuar, 2 mijë e 740, dhe 268 të vdekur.

Britania e Madhe u ngjit sipër Francës në renditjen e raportimeve të Universitetit John Hopkins. Atje u shënuan më shumë se 6 mijë të infektuar të rinj(numri i përgjithshëm i të infektuarve 171 mijë e 2530, ndërkohë që u raportuan 674 të vdekur(numri i përgjithshëm i viktimave 26 mijë e 771). Franca regjistroi vetëm 758 të infektuar të rinj dhe 289 viktima ditore.

Kishte dy lajme të rëndësishme në 24 orët e fundit që lidhen me koronavirusin.
Lajmi i parë: ka të bëjë me vaksinën.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar përmes faqes së saj se 102 vaksina të mundshme për të luftuar Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën. Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike. Nga grupet e aprovuara për studime klinike te njerëzit, katër janë nga Kina, një është nga Anglia, një është nga Amerika dhe një tjetër është një grup i kombinuar amerikan dhe evropian. Gjatë ditës së sotme, e Enjte 30 prill, Dr Anthony Fauci tha se SHBA ka mundësi që ta realizojë prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit deri në Janar 2021(më parë Dr. Fauci kishte thënë se duhen 12-18 muaj).

Programi i administratës të Presidentit Trump për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine të mundshme të koronavirusit, të quajtur “Operation Warp Speed”, ka si qëllim të prodhojë qindra miliona doza deri në janar – kjo është e mundshme tha dr. Fauci, i cili pohoi se dhe vetë është pjesë e ekipit të përfshirë në atë projekt.

Lajmi i dytë ka të bëjë me vendorigjinën dhe mënyrën e prodhimit të virusit.
Duket se lajmi ka goditur ‘teoritë e konspiracionit” se COVID-19 është prodhim laboratori. Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi i ri nuk është bërë nga njeriu, ose nuk është modifikim gjenetik. Por,ato thanë se janë akoma duke e hulumtuar origjinën e virusit, raportoi BBC.
Zëri i Amerikës raportoi sot se: “Komuniteti i inteligjencës do të vazhdojë të shqyrtojë me rreptësi informacionin dhe të dhënat në zhvillim për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara apo nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator të Wuhanit,”. (GazetaDielli)