Kreu i Sindikatës së Fermerëve te Bashkuar Eduart Sharka gjate nje emisioni televiziv deklaroi se ne kohën e pandemisë sektori i bujqësisë po rezulton më i rëndësishmi dhe se shumë njerëz e kishin harruar rëndësinë e tij. Pavaresisht demeve dhe veshtiresive te vitit 2019, situata e pandemise shkaktoi edhe me shume probleme per fermeret dhe per ekonomine e tyre, por bujqesia nuk po perfshihet ne skemat e ndihmes ekonomike nga qeveria.
”Padyshim sektori i bujqësisë në këtë atmosferën e pandemisë apo edhe post pandmisë, ka qenë sektor i rëndësishëm por tani del edhe më i rëndësishëm nga sa mendohej, sepse shumë njerëz e kishin harruar rëndësinë e tij. Aktualisht në këtë sektor punohet.
Në fillim e pandemisë, që me datën 10 mars kur filloi gjendja e fatkeqësisë natyrore pati një çrregullim të lëvizjeve sepse nuk pati një pronocim që fermerët dhe tregtarët e agro bujqësisë duhet të ishin të lirë që të qarkullonin, por më vonë kjo u rregullua dhe tashmë ka një lëvizshmëri të pranueshme.”- deklaroi Eduart Sharka Kr. i Sindikates se Fermereve te Bashkuar.