Megjithëse Divjaka eshte shpallur zone e gjelber dhe mbetet një nga qytetet që nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, masat për mbrojtjen e qytetareve zbatohen njësoj si në zonat e tjera. Qyteti, në çdo lagje, mjedis publik, akse rrugore dhe mjetet e transportit publik, dezinfektohet çdo 72 orë, thotë Fredi Kokoneshi kryetari i Bashkisë së Divjakës.
Sektori bujqësor siguron të ardhurat ekonomike për çdo familje, por arka e shtetit ka burim taksash dhe sektorin e turizmit.
Në këtë periudhë turizmi nuk po zhvillohet për shkak të udhëzimeve të dala nga qeveria si masë mbrojtëse për t’u ruajtur nga përhapja e pandemisë. Sipas drejtuesit te Bashkise Divjake muajt e karantines po shfrytëzohen për të kryer pastrimin e të gjithë bregdetit.
Divjaka zyrtarisht sezonin veror e hap në fund të muajit maj, dhe deri në një udhëzim të dytë nga qeveria shqiptare, plazhi dhe parku kombëtar do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe të kontrolluara nga Policia e Shtetit për të mos lejuar futjen në zonë të asnjë qytetari.(RTSH)