Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një postim në faqen e saj në facebook u ka bërë thirrje sot të gjithë individëve te interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare Paketa 2-te sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por subjekti ku jane te punesuar nuk ka kryer aplikimin per ta, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës( Formati 2 për individë) te cilin mund ta shkarkoni ne linkun :
Individët,duhet të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: [email protected].
Është e rëndësishme, theksojnë tatimet, që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.
Në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar mga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur nga çdo individ apo subjekt, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, është prioritet i Administratës Tatimore, sipas burimeve zyrtare.
Denaj: Lehtësojmë procedurat, ankohuni kur nuk aplikon punëdhënësi
Edhe ministrja e financave Denaj ka njoftuar nè faqen e saj në facebook:
Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID
Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve
Cdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës.