Reklame:

Pamje fantastike te Pyllit te Kularit ne Parkun Divjake-Karavasta (Video)

Kulari dikur ka qenë një fshat më i madh se Divjaka dhe ndodhej pranë lumit Shkumbin. Përbëhej nga fise autoktone, por që i bashkoheshin edhe familje të ardhura për arsye hasmërie nga vise të tjera të Shqipërisë.

Pylli i Kularit sot eshte nje xhungel e vertete, me rreth 900 ha pyll pjeserisht pishe dhe pjesa derrmuese plep i bardhe. Emri Kular mendohet se vjen nga perdredhjet (meandret) e lumit Shkumbin, qe jane ne formen e kularit te qeve. Djathtas pyllit, atje ku sot jane tokat bujqesore, ka qene edhe fshati KULAR, qe u shperngul ne Divjake ne mesin e viteve 60, per ti shpetuar permbytjeve te vazhdueshme nga lumi.


Pylli mbulonte gjithë zonën dhe përdorej nga banorët si burim lënde drusore dhe vend kullotje për bagëtitë. Balta e kularit ishte me nam në zonë për të bërë tjegulla dhe tulla. Nga fillimi i viteve 60, pas përmbytjeve të vazhdueshme, u vendos nga Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe, që fshati të zhvendosej në drejtim të Divjakës. Një pjesë e madhe e pyllit u shpyllëzua për të hapur toka bujqësore.

Këto janë disa video te ralizuara sot me dron nga administrata e parkut Divjake-Karavasta.

Gepostet von Ardian Koci am Sonntag, 3. Mai 2020

 

Gepostet von Ardian Koci am Sonntag, 3. Mai 2020