Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) po vijon monitorimin e kontratave që kanë fituar në thirrjen e parë të programit IPARD si dhe me shqyrtimin e kërkesave që janë dorëzuar në thirrjen e dytë të këtij program.
AZHBR njofton se, në kushtet e masave kundër COVID-19, ekspertët e institucionit po punojnë pa u ndalur për këto procese, pas një ngadalësimi që pati në periudhën e parë të shfaqjes së virusit në vendin tonë.
Deri tani me thirrjen e parë janë lidhur kontrata investimi në vlerën e 58 milionë lekëve.
Përfitues të kontratave janë fermerë, biznese të agrobiznesit që janë aplikuar për të tre masat mbështetëse të programit IPARD –II,: ”Investime në asete fizike në ferma bujqësore”; ”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”; “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”. (ATSH)