Komisioni Evropian për Bujqësi publikoi ditën e sotme paketën për të mbështetur më tej sektorët e bujqësisë të cilat janë prekur nga kriza e koronavirusit.
Komisoni Evropian për Bujqësinë ka propozuar një mbështetje prej 5000 euro për fermerët dhe deri në 50,000 euro për çdo ndërrmarrje bujqësore.
Komisioneri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Janusz Wojciechowski ka thënë se kanë vepruar me shpejtësi për të mbështetur fermerët dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
“Ne kemi vepruar me shpejtësi që të kemi të gjitha masat e nevojshme në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbështetur fermerët dhe ata që kanë nevojë. Disa tregje bujqësore dhe ushqimore janë goditur fort nga kriza. Kjo paketë dhe masat e mëparshme mbështetëse tregojnë se Komisioni është i gatshëm të veprojë ashtu siç e kërkon situata. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën në kontakt të ngushtë me palët e interesuara,” është shprehur Wojciechowski.