Reklame:

Kujdes nga zjarret!

Rritja e temperaturave dhe era jane dy arsye qe kerkojne vemendje dhe kujdes te madh sa here qe duhet te ndizni zjarr ne natyre.
Nje nga shkaqet me te shpeshta te renies se zjarreve jane djegia e barerave apo mbetjeve nga krasitja te pemeve frutore apo agrokultura te ndryshme.

Akoma nuk eshte futur ne kulturen e fermerit grirja dhe groposja e ketyre mbetjeve duke i kthyer ne pleh organik.
Po keshtu problem mbetet frekuentimi i hapesirave publike veçanerisht pyjet ku shume persona kalojne ore shlodhje e argetimi ne grup duke drekuar dhe ndezur ndonje zgare.
Sigurimi i fikjes me uje te zjarrit pas largimit apo mbledhja e mbetjeve te krijuara tashme eshte nje detyrim.

Ardian Koçi dr i AdZM Fier ngre shqetesimin dhe kerkon vemendje te madhe ndaj te gjithe perdoruesve te Zonave te Mbrojtura ne pergjithesi dhe Parqeve si ai i Divjakes dhe Pishe Poros ne vecanti.