Reklame:

Ngrohja globale sfida me e madhe qe has njerezimi/ Brenda 50 viteve nxehtesia do jete e paperballueshme

Kostoja njerëzore e krizës klimatike do të godasë më rëndë, më gjerë dhe më shpejt sesa besohej më parë, sipas një studimi që tregon se një miliardë njerëz ose do të zhvendosen ose do të detyrohen të durojnë nxehtësi të papërballueshme, për çdo rritje shtesë me 1 gradë Celsius të temperaturës globale.

Në një skenar të rastit më të keq të përshpejtimit të emetimeve, zonat që ndodhen aktualisht në një të tretën e popullsisë së botës do të jenë po aq të nxehta saç janë tani pjesët më të nxehta të Saharasë, brenda 50 viteve, paralajmëron studimi. Edhe në këndvështrimin më optimist, 1.2 miliardë njerëz do të duhet të zhvendosen nga zonat ku ato banojnë për shkak të ngrohjes së papërballueshme të habitatit të tyre.

Autorët e studimit thanë se ata ishin të befasuar nga gjetjet sepse nuk kishin pritur që njerëzimi të ishte kaq vulnerabël.

Në vend që të shikojë ndryshimin e klimës si një problem të fizikës ose të ekonomisë, studimi, i botuar në Proceedings of the National Academy of Science, shqyrton se si ndikon ngrohja klimaterike në habitatin njerëzor.

Pjesa dërrmuese e njerëzimit ka jetuar gjithmonë në rajone ku temperaturat mesatare vjetore janë rreth 6C deri 28C, që është ideale për shëndetin e njeriut dhe prodhimin e ushqimit. Por kjo ‘pikë e ëmbël’ po zhvendoset dhe po zvogëlohet si rezultat i ngrohjes globale të krijuar nga njeriu.

Autorët thanë se gjetjet e tyre duhet të inkurajojnë politikëbërësit për të përshpejtuar uljet e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe të punojnë së bashku për të përballuar migracionin që pritet të vijë.