Reklame:

DPSHTRR fal taksat vjetore per sektorin e transportit rrugor te pasagjereve – Ja kategorite qe perfitojne

Nëpërmjet një postimi në faqen e FB, kryeministri i vendit  ka njoftuar se DPSHTRR do të fal taksat vjetore për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve.

“Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!” ka shkruar Rama në postim.

Nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:

  • autobus (mbi 8+1),
  • transport qytetës,
  • transport rrethqytetës
  • transport ndërqytetës
  • shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
    ndërkombëtar të rregullt
  • transport për personele
  • transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!
  • Ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!

Institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!

Personat e përfshirë në kategoritë e përmendura të cilët i kanë paguar taksat, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse.