Reklame:

Mbrojtja e konsumatorit! AKU vijon asgjesimet e ushqimeve te skaduara

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijuan monitorimet në terren, në garantim të sigurisë ushqimore si pjesë e Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimit në Tiranë është vendosur 1 masë administrative me “paralajmërim” si dhe janë asgjësuar 26 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit. 4 masa administrative me “paralajmërim “ janë vendosur edhe në Fier, duke iu referuar mosrinovimit të librezave shëndetësore, mosrinovim të planit 3D, sistemimin korrekt të produkteve në rafteve si dhe mosrinovim të analizës së ujit.

Në Gjirokastër është bërë asgjësimi i një sasie produktesh ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, përkatësisht është bërë asgjësimi i 107.45 ton produkte ushqimore të lëngëta si: lëngje frutash, qumësht , ujë etj si dhe 19.3 ton produkte ushqimore të ngurta si: produkte brumi, patatina, kruasant, kornflakes etj

Në Elbasan janë marrë 10 mostra të mollëve të vendit dhe importit për analizim të mbetjeve pesticide.