Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave ne muajin prill, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për produktet ushqimore. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit ku rezulton një rritje e përgjithshme prej 4.3%, ndërsa ato të frutave me 19.3%.
Çmimet e produkteve ushqimore për muajin prill kanë pësuar rritje me 4.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raportin e INSTAT, që publikoi ditën e sotme indeksin e çmimeve të konsumit për muajin prill 2020, thekson se brenda grupit të ushqimeve çmimet e frutave u rritën me 19,3%.
Më pas rritje më të madhe kanë pasur zarzavate përfshirë patatet me 6,3 %, vajra dhe yndyrna me 4,6 %. Rritje çmimesh ka pasur edhe për produkte të tjera si peshku apo ëmbëlsirat përkatësisht me 4,2% dhe 3,7%.
INSTAT deklaron gjithashtu se çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, kanë pësuar një ulje të lehtë të tyre në krahasim me muajin mars të 2020-ës kur nisën edhe masat shtrënguese dhe që pasuan me shtrenjtimin e artikujve ushqimor, periudhë në të cilën ishte edhe piku i shtrenjtimi të artikujve ushqimor.