Muaji maj është muaji më i mirë si për bletët ashtu edhe për bletarin. Gjatë këtij muaji mund t`i shohim rezultatet e punës sonë, si asaj praktike ashtu edhe përgatitjet tona teorike, pasi që gjatë këtij muaji kemi kullosat më të theksuara e posaçërisht atë të akacies-bagremit.
Punët që duhet t`i kryej bletari gjatë këtij muaji janë:
- Të përfundohen të gjitha punët rreth përgatitjeve për formimin e shoqërive të forta për kullosa intensive, (të bashkohen shoqëritë të cilat nuk janë zhvilluar sa duhet).
- Të vazhdohet me pengimin e roitjes natyrale, ( të kontrollohen dhe të shtohet hapësira e mjaftueshme për punë të bletëve).
- Të krijohen kushte dhe disponim për punë të bletëve duke krijuar ventilimin e mjaftueshëm:
– Duke hapur hyrjen kur bletët fillojnë të sjellin nektar.
– Duke zëvendësuar mëmat e vjetra të bletëve dhe
– Duke mbrojtur kosheret nga dielli i fortë.
– Nëse ekziston mundësia, bletët të afrohen sa më afër kullosës. Kjo bëhet për arsye se:
Nëse kullosa është më afër bletët munden më shpejtë dhe më shpesh të sjellin nektarin në koshere. Pas mbarimit të kullosës bletët të bartën në ndonjë kullosë tjetër, ku konsiderohet se mund të shfrytëzohet edhe ajo kullosë.
Nëse e shihni të arsyeshme dhe të nevojshme, ia kufizoni hapësirën mëmës për vezë (vetëm atëherë kur prurja e nektarit është në masë të madhe dhe kjo bëhet me rrjetën HANEMAN / DIAFRAGMA, duke e mbajtur mëmën në katin e poshtëm).(Gazeta Bujku)