Reklame:

Censusi/ Pelikani Kaçurrel ne PKDK shton kolonine e tij, arrin ne 194 individe

Diten e djeshme Administratat e Zonave te Mbrojtura ne qarqet Shkoder, Lezhe, Fier, Berat, Vlore dhe Korçë zhvilluan censusin e pelikanit dalmat.
Ky census ka nje rendesi te veçante per Parkun Kombetar Divjake-Karavasta pasi eshte i vetmi vend riprodhimi i Pelikanit Kaçurrel ne Shqiperi.

Puna e mire e AdZM Fier  i ka krijuar kushte te pershtatshme kolonise se pelikaneve ne oazin e tyre natyral ne Ishullin e pelikanit ne Lagune. Kjo pune e palodhur dhe e perkushtuar  e stafit te drejtuar nga Ardian Koçi, e cila ka vazhduar sistematikisht prej vitesh ka bere qe nga 37 fole ne vitin 2014 te arrijne ne 85 fole dhe me 65 zogj te Pelikanit Kaçurrel ne vitin 2020.

AdZM Fier monitoroi prezencen e pelikanit ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, ku ishin caktuar 8 pika vrojtimi.

Ne perfundim ne PKDK u konstatua prania e 114 pelikanë adultë, 15 juvenil dhe 65 zogj te këtij viti, per nje total prej 194 individë.

Gjithë procesi u organizua nga Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura. Ne procesin e numerimit u mbeshtetem edhe nga specialistet e AOS-Albanian Ornithological Society.

“Dikur kjo koloni numeronte rreth 250 fole ne lagune, por nderhyrja dhe shqetesimi human bene qe te shkonte ne prag te zhdukjes, deri sa arriti piken me te ulet ne 2001-2002 me 19 fole.

Nga 2002 deri ne 2014 ngritja ishte e vogel.Ne 2014, viti i pare per stafin e sotem,patem 37 fole,qe dhane 21 zogj te rinj.

Ndersa sivjet patem 85 fole dhe 3 here me shume zogj te rinj se ne 2014. U deshen shume mund e sakrifica, jo vetem nga stafi, por edhe nga shoqatat mjedisore NOE Conservation, AOS, PPNEA, EuroNatur dhe nga banoret vendas qe na kane mbeshtetur gjate gjithe kohes.” – eshte shprehur Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi.

https://www.facebook.com/1810906564/videos/10213251239514795/