Reklame:

Parashikimi i Motit/ Rritje graduale e temperaturave ne javen ne vijim

Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak edhe gjate javes ne vijim do te kemi dite me diell te shoqeruara me vranesira por me nje rritje graduale te temperaturave.

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.
Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.

Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Po sipas parashikimeve te SHMU Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.