Reklame:

Autoshkollat – Rihapja do te behet me dy faza / Ja datat e rinisjes se aktiviteteve

Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për Leje Drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë do të rihapet me dy faza ka njoftuar DPSHTRR.

Referuar njoftimit, brenda 11 Majit del Urdhëresa për rinisjen e regjistrimeve të reja, riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve! Prioritet masave, distancave mbi 1.5 m dhe higjienës në teori, sikurse seancave online!

Nga 18 Maji nis edhe instruksioni në rrugë ku nuk do të lejohet mbi 1 praktikant në kabinë përveç rasteve kur janë familjar! Të gjithë duhet të pajisen me maska, doreza, matje temperature e dezinfektant.

Njësia Operacionale Anti-Covid do të monitorojë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për Leje Drejtimi!

Kursantëve që iu është ndërprerë kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor do vijojë aty ku është ndërprerë.

Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.