Shumica e njerëzve janë të njohur me ngjyrat e mrekullueshme të verdhë dhe qelibar tipik i huallit dhe bletëve.
Një tjetër lend e prodhuar nga bleta eshte edhe Propolis.
Propolis është një material rrëshinor që bletët e përdorin për të vulosur të çarat e vogla dhe boshllëqe në zgjua. Është lënda që bletët e mbledhin nga rrëshira e lengjet e pemëve, por dhe nga burime te tjera. Ato e përziejnë ate me pak mjaltë. Ashtu si për bletën dhe prodhimet e saj, propolisi është gjetur të ofrojë përfitime të shumta shëndetësore.
Studiuesit po kërkojnë vetit esencialer ne përdorime të ndryshme mjekësore.Hulumtuesit e propolisit indian, veçuan në përbërësit kimik: pinocembrin dhe galangin. Propolisi indian, (duke qenë India një vend i madh,) eshte prodhim i një numër të madh bimësie. Ndaj propolis ndryshon në përbërjen e tij kimike, si dhe ne vetitë mjekësore për të cilat vlerësohet. Propolis që në kohëra e lashta eshte perdorur gjerësisht. Hulumtime të mëtejshme janë duke u zhvilluar, për të analizuar përbërësit qe lidhen me kozmetikën. Botimet për propolis deri në vitin 2013, arritën në 3.880 revista të ndryshme. Në të njëjtën kohë Kina, Japonia dhe Rusia mbajne shumicën e patentave .
Ata janë prodhuesit më të mëdhenj të propolis.Patentat e paraqitura prej tyre në vitin 2012 ishin 6%, dhe i referoheshin më shumë përdorimit të propolis për qellime dentare.Në të gjitha sistemet e analizave te tij si antioksidante,ekstrakti ujor i propolis (AEP) tregoi aktivitet më të lartë në krahasim me ekstraktin e etanolit (EEP). Kjo mund të jetë edhe për shkak të përmbajtjes më të lartë të polifenoleve.
Pra, AEP mund të jetë një zëvendësues i mirë i ekstraktit të etanolit. Për më tepër mund të përdoret në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me radikalet e lira. Galangin gjithashtu tregoi aktivitet të krahasueshëm me atë të AEP dhe EEP më të lartë se pinocembrin. Kjo për shkak të dallimeve strukturore të këtyre dy komponimeve. Hulumtime të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të analizuar përbërësit etjer, si esteret, alkoolet, kentonet, steroidet, terpenoidet, aminoacidet tashmë të izoluar ne propolis.Këto tregojnë se ka vend për kërkime të reja të mëtejshmetë cilat janë ende pak të njohura. Nder to,flavonoids ka tërhequr vëmendjen studiuesve shumë më tepër .Terpenoidët kanë gjithashtu një vend të rëndësishme , ndihmojnë për të përcaktuar se cila është shija vegjetale në bimësin që vizitojnë bletët, për të gjetur lëndën e kërkuar për propolis.Shumica e këtyre përbërsve janë të rëndësishëm për mbrojte kundër efekteve negative të oksidimit. Për këtë qëllim propolis u përdorur në mjekësin tradicionale,kozmetikë , dentare etj.
Shumë studime janë kryer per përbërjen kimike dhe veprimin bioaktiv të propolisit.Më shumë se 300 komponime organike të paqëndrueshme jane vecuar si, flavonoid aglycones, acidet fenolike , si dhe mjaft te pasura ne vitamina ,mikroelement , minerale.
Propolisi përmban resina (50%), e përbërë nga flavonoidet dhe acidet fenolike, dyll (deri në 30%),Vajra esenciale (10%), polen (5%) dhe lende organike ne trajte komponimesh (5%) .Gjithashtu permban Fe dhe Zn, vitaminat (B1,B2, B3 dhe B6), acid benzoik,estere të acideve yndyrore,ketone, laktone, steroide dhe sheqerna. Propolisi cilesor, lëngëzohet në 60 deri në70 ° C.Propolisi është substanca e butë, ngjitëse në temperature 25 ° C deri në 45 ° C Mbi 45 ° C.
Propolisi do të bëhet i lëngët në 60 ° C deri në 70 ° C, por për disa mostra pika e shkrirjes mund të jetë deri në 100 ° C. Duke marrë parasysh strukturën komplekse të propolis, nuk mund të përdoret direkt. Propolisi nxirret në treg me tretës të përshtatshëm. Tretesit më të zakonshëm të përdorur për nxjerrjen e tij janë uji, metanol, etanol, kloroform, diklorometan, eter, dhe aceton. Shumë nga komponentët baktericidë te tij janë të tretshëm në ujë ose alkool, të cilat duhet të heqin materialin inert dhe të ruajnë përbërjen e dëshiruar. Përbërja e propolis varet nga rajoni gjeografik dhe se dyti nga metoda e nxjerrjes. Tretësi duhet të zgjidhet me kujdes. Solventët kryesorë të përdorur për nxjerrjen e komponimeve bioaktive dhe komponimeve të tjera kimike jane te ndryshem. Esteret, alkoolet,kentonet, steroidet, terpenoidet, aminoacidet qe janë izoluar nga propolis tregojne se ka vend per kerkime te reja te metejshme, se jane ende pak te njohura. Shumica e këtyre përbërsve të Propolis kanë efekt të rëndësishëm mbrojtës kundër efekteve negative te oksidimit.
Për këtë arsye propolis eshte përdorur në mjekësin tradicionale, kozmetikë dhe Industrine ushqimore për shkak të efektit antibakterial, antioksidant, antivirale, antifungal. (Nga Dr.Agim Nelaj)