Reklame:

Unaza e Myzeqese/ FSHZH: Loti 2, Qerret – Kadiaj perfundon brenda 2020

Vijojnë punimet në projektin më rëndësi teper te veçante për zhvillimin bujqësor të zonës se Myzeqese por edhe dhe të vendit.

Sipas te dhenave te Fondit Shqiptar te Zhvillimit, aktualisht po punohet me vendosje bordurash për trotuarët, ku kanë përfunduar 1.1 km dhe janë në proces në fshatin Qerret me bordurat.

Gjithashtu në 1.9 km ka përfunduar shtresa e çakullit, e cila është gati për stabilizant.
Lot II (Qerret- Kadiaj 2.7 km) parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, për të vijuar me segmentin Kadiaj -Saver.
Ndërkohë e gjithë zona ka rreth 6700 ha tokë, nga te cilat 189 ha serra dhe 93 ha pemë frutore. Ky segment pritet te jap nje impakt ekonomik per fermeret e zones të cilet do përdorin Unazën Bujqësore të Myzeqesë për të dalë më shpejt dhe me kosto të ulët në treg.