Reklame:

Bashkite, detyrime per tregjet – Protokolli i masave per frenimin e COVID-19 –

Përveç ambienteve të mbyllura, edhe tregjet e hapur do të duhet të zbatojnë një protokoll të veçantë gjatë ushtrimit të aktivitetit, për të garantuar sigurinë dhe frenuar përhapjen e COVID-19. Tashmë Insituti i Shëndetiti Publik ka përcaktuar të gjitha masat, ku një pjesë e përgjegjësisë i kalon bashkive ku ushtrohet aktiviteti i këtyre tregjeve. Kështu, në hyrje dhe dalje të tregut strukturat e Bashkisë duhet të të ofrojnë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdesen për rimbushjen e tyre, teksa përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Gjithashtu, në hyrje-dalje të tregut vendoset nga Bashkia tuneli spray me dezinfektant dhe çdo punonjës apo individ që hyn e del detyrimisht dezinfektohet në këtë tunel për çdo hyrje-dalje. Po ashtu, sugjerohet që tregu nuk duhet të shërbejë më shumë se 30 persona në një moment të caktuar dhe për këtë strukturat e Bashkisë marrin masat përkatëse për të monitoruar hyrje-daljen dhe rrethimin e tregjeve.

Nga ana tjetër Strukturat e Bashkisë duhet të kryejnë dezinfektim të ambientet dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, duke i larë fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Në hyrje të tregut Bashkia duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar, priotkollin e vedhë për tregjet e hapura, si dhe posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar. Ndërkaq, detyrime janë përcaktuar edhe për tregtarët, të cilët përveç kontrollit të simptomave për veten dhe punonjësit, duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool për veten dhe punonjësit e tij