Reklame:

Lushnje/ Dezinfektohen te 14 shkollat ku do te rinise mesimi ne 18 Maj

Ambientet e jashtme dhe te brendshme te shkollave ne Lushnje po dezinfektohen, per te mirepritur ne 18 maj maturantet.
Bashkia e Lushnjes ka marre te gjitha masat e kerkuara nga Ministria e Arsimit por edhe nga Instituti i Shendetit Publik per te garantuar nisjen e procesit mesimor ne shkollat e rrethit.
Eshte kryer dezinfektimin e ambienteve brenda dhe jashte shkollave te mesme publike dhe jopublike te territorit e Lushnjes, te cilat me date 18 maj do te hapin dyert per maturantet, sipas protokollit te miratuar nga ministrite e linjes.

Ne te gjitha shkollat e vendit po vijon puna pergatitore per marrjen e masave qe sigurojne distancimin fizik mes nxenesve. ZA Lushnje ka kryer marrjen e te gjithe bazes materiale se ofruar nga shteti per te garantuar sigurine e çdo maturanti.

Gjate emisionit Udhekryq ne Radio Lushnja me gazetarin Shkelqim Bylykbashi, u diskutuan disa tema me rendesi te veçante per qytetin, nder to edhe nisja e mesimit ne 18 Maj.
Ne pamundesi per te qene ne linje telefonike, pergjegjesja e Zyres Arsimore Lushnje znj. Ariana Shani njoftoi gazetarin Bylykbashi se jane marre te gjitha masat qe krahas distancimit ne ambientet mesimore, çdo maturant te paiset me maska dhe me dezinfektant per te patur nje standart te larte te higjenes dhe te sigurise. E gjithe kjo baze materiale do te ofrohet falas nga shteti shqiptar.
Ndiqni emisionin ne Linkun e meposhtem: