Investimi i rrjetit te ri furnizimit me uje te qutetit te Lushnjes, nje investim i bankes gjermane KFW po ecen me ritme te shpejta. Por intensiteti i larte i punimeve i cili po vazhdon me disa grupe pune njekohesisht ka vendosur ne veshtiresi qarkullimin dhe punen e bizneseve ne qytet.
Mungesa e njoftimit ne media nga ana e firmes per zonat ku kryhen punime ka sjelle keto anomali dhe shqetesime te qytetareve te cilat jane raportuar here pas here ne Radio Lushnja.
Emisioni Udhekryq ne Radio Lushnja i kushtoi nje hapsire te veçante ketij shqetesimi ku gazetari Bylykbashi kontaktoi me nje nga Administratoret e firmes.
Ilir Mema, administrator i kompoanise pranoi qe nuk ka perdorur aksesin qe ofron radio Lushnja duke theksuar se do te njoftohen te gjitha nderhyrjet per situatat ne vazhdim dhe radio Lushnja do te publikoje zonat ku do te nderhyet si transparence por edhe qe qytetaret dhe bizneset ne keto zona te marin masat per kohen e bllokimit te ambjentit ku kryejne aktivitetin e tyre.
Ndiqni intervisten e plote me administratorin e firmes per kete shqetesim.