Ekonomia po shkon drejt hapjes së plotë, por pasojat që ka shkaktuar koronavirusi janë të mëdha. Eksportet kanë thelluar tendencën rënëse në prill, kohë që përkon me muajin e parë të plotë që ekonomia ishte tërësisht në karantinë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në këtë periudhë, eksportet janë tkurrur me 44.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rënien më fortë ka pësuar grupi i tekstileve dhe këpucëve, të njohura ndryshe si fasonët me 20.1%. Anulimi i kontratave me shtetet fqinje i ka sjellë humbje të mëdha industrisë, e cila punëson mbi 80 mijë persona në të gjithë vendin.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se tkurrje të ndjeshme kanë pësuar edhe grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve me 10.5%, si dhe ai i “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 8.4 % përgjatë prillit.
Ndërkaq, duket se pandemisë i ka rezistuar vetëm grupi “Ushqime, pije edhe duhan” pasi ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.5%. Përveç eksporteve, goditje kanë pësuar edhe importet e muajit, me një rënie vjetore në prill prej 36.7