Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të hapë thirrjen nga data 29 maj deri në datën 19 qershor, për aplikime në Skemën Kombëtare 2020, nëpërmjet së cilës do të mbështetet edhe sektori i blegtorisë.
AZHBR ka financuar nga fondi i Skemave Kombëtare ndër vite 31 100 projekte për tufa të matrikulluara, me një total prej 2 087 577 krerësh dhe me një shumë totale prej 1 818 544 816 lekë.
Brenda qarkut të Vlorës ka rreth 2241 fermerë me jo më pak se 65 krerë të imta të regjistruara, ndjekur nga Gjirokastra me rreth 2099 dhe nga Berati me rreth 1500 fermerë të së njëjtës kategori.
Edhe në vitin 2020, AZHBR do të implementojnë masën mbështetëse për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 70 krerë dele ose dhi, në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë në vlerën 10 mijë lekë/krerë por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.