Reklame:

KASH: Projektligji per veterinarine ka shume probleme

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka një sërë rezervash lidhur me projektligjin për veterinarinë, që është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Sipas kreut të KASH, Agim Rrapaj, ky draft nuk përmbush qëllimin për koperimin, rritjen e efiçencës së sektorit privat dhe të kontributit që jep në blegtori.

Nga ana tjetër, Rrapaj shprehet se po ashtu nuk mundëson hapjen e eksporteve të produkteve blegtorale pasi nuk bën përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Mundësia për hapjen e eksporteve blegtorale me vendet e BE-së ka qenë një kërkesë e hershme e bizneseve në vend, por për shkak të hendekut në legjislacion dhe në gjurmueshmëri, ende nuk ka asnjë sinjal pozitiv në këtë drejtim. (SCAN)