Reklame:

Kosove/ Bresheri shkakton deme ne Komunen e Rahovecit

Reshjet e mbrëmshme të shiut të shoqëruara me breshër ne Kosove, kanë përfshirë pothuajëse gjithë Komunën e Rahovecit duke shkaktuar deme te konsiderueshme per fermeret. Demet me te medha jane vreshta ku bresheri ka shkaterruar bistaket e frutave te rrushit.

Drejtori i DBPZHR-së së bashku me zyrtarët e kësaj drejtorie, që nga mëngjesi kanë dalur në teren për të parë nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e këtyre reshjeve.

Nga gjendja faktike që kemi parë në shumë fshatra dhe zona vreshtare në Komunën e Rahovecit, nga sulmi i breshërit më së shumti është dëmtuar zona vreshtare në vendin e quajtur Hamovc duke përfshirë edhe një pjesë të fshatit Brestoc.

Shpresojmë që këso reshjet e fundit, që kanë perfshire gjithë Kosovën të mos përsëriten asnjëherë! (Gazeta Bujku)