Trupat e inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit po vijuar punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.
Në zbatim të Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 30 mostra në të gjithë vendin, në fruta-perime për prani të mbetjeve pesticide, si dhe mostra për monitorimin e qumështit. Janë asgjësuar 19 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë subjektit.
Gjatë inspektimeve është vërejtur që bizneset ushqimore zbatojnë kushtet higjieno-sanitare të ushtrimit të aktivitetit, si dhe disponojnë dokumentacionin për sigurinë ushqimore.