Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka hartuar një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete drejtuar qeverisë me qëllim ofrimin e një pakete mbështetje për sektorin bujqësor, e cila u shërben njëkohësisht përmirësimit në të gjitha hallkave e dobëta të zinxhirit ushqimor. KASH vlerëson se përmirësimi situatës aktuale në hallkat e zinxhirit ushqimor, nuk mund dhe nuk do të përballohet vetëm me 2 paketat e ndihmës që aktualisht po mbështeten financiarisht drejtpërdrejt nga buxhetit i shtetit, pasi ky sektor nuk ka qenë përfitues.
Kështu, në draftin drejtuar qeverisë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar propozon që të unifikohet me 20 % ose me 6 % rimbursimi i TVSH, kur blihen prodhimet nga fermerët, me atë të pagesës që bëhet në buxhet nga qendrat e grumbullimit dhe nga Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, kur prodhimet tyre shiten në treg pas ambalazhimit dhe standardizimit prej këtyre të fundit.
Gjithashtu propozohet përdorimi në të gjitha hallkat kryesore të prodhimit të zinxhirit ushqimor i karburantit dhe lëndës djegëse me çmim të reduktuar, duke përdorur si burim kryesor dhe destinuar me ligj sasinë prej 10 % të karburantit bruto të prodhuar në vend, që përfitohet falas nga shteti prej shoqërive koncesionare të prodhimit të naftës bruto. KASH rekomandon krijimi i platformave elektronike digjitale, për të mundësuar në kohë reale: komunikimin, shkëmbimin e informacionit si brenda dhe midis subjekteve të hallkave kryesore të zinxhirit ushqimor, ku me ndihmën e tyre t’i mundësohet subjektit prodhues që të përfitojë drejtpërdrejt karburant me çmim të reduktuar, si dhe t’i rimbursohet TVSH pa ndërmjetësues, drejtpërdrejt nga institucioni i tatimeve, secilit subjekt prodhimi që furnizon hallkat e zinxhirit ushqimor. (SCAN)