Reklame:

Fondet ne bujqesi – Fermeret aplikojne online me zero dokumenta, hapat qe duhet te ndjekin

Nga 29 Maji fermerët mund të nisin aplikimet për të përfituar nga Skemat Kombëtare për grante në sektorin buqjësor dhe blegtoral. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka bërë me dije hapat që duhet të ndjekin aplikantët me qëllim që të kalojnë në fazën e dytë, të përzgjedhjes për mbështetje me fonde. Kështu, sipas AZHBR-së janë katër hapa kryesore.

Aplikimet do të kryhen vetëm online, ku fillimisht të interesuarit do të regjistrohen në e-albania si qytetar me të dhënat e kartës së identitetit, më pas zgjedhin shërbimin “aplikim për skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët,”;  në hapin e tretë zgjidhet lloji i fermerit, vendndodhja e fermës, masa dhe sasia për të cilën aplikohet, dhe në fund dërgohet informacioni. Aplikimet bëhen më zero dokumenta dhe do të zgjasin deri më 19 Qershor.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 744 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë.
Fondi do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit,
a)nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasit;
b) shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike;
c) certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike;
ç) mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.