Reklame:

Parashikimi i motit per fundjaven/ Mbizoterojne oret me diell

Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak gjate ditës se shtunë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Ditën e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal në veri dhe në qendër. Në verilindje-lindje reshjte e shiut do të marrin karakter shtrëngatash afatshkutra, lokalisht reshje në formën e breshërit
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësit mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.