Kombet e Bashkuar shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës së Biodiversitetit. Por në Dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 Majin si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, për të kujtuar miratimin e tekstit të konventës në 22 Maj 1992 nga Akti Final i Konferencës së Nairobit për Miratimin e tekstit të Konventës së Biodiversitetit.
Tema e Ditës Ndërkombëtare për Diversitetin Biologjik (IDB) më 22 maj 2020, “Zgjidhjet tona janë në natyrë”, thekson shpresën, solidaritetin dhe rëndësinë e bashkëpunimit në çdo gjë për të ndërtuar të ardhmen në harmoni me natyrën.
Ndërsa komunitetit mbarë botëror i është bërë thirrje të rishqyrtojë marrëdhëniet e tij me botën natyrore, një gjë është e sigurt: pavarësisht të gjitha përparimeve tona teknologjike, ne jemi plotësisht të varur nga ekosistemet e shëndetshme dhe të gjalla për shëndetin tonë, ujin, ushqimin, ilaçet, rrobat, karburantin, strehim, energji etj. Slogani “Zgjidhjet tona janë në natyrë” thekson shpresën, solidaritetin dhe rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet për të ndërtuar një të ardhme të jetës në harmoni me natyrën.
“Ruajtja dhe administrimi i qëndrueshëm i biodiversitetit është i nevojshëm për të lehtësuar prishjen e klimës, duke garantuar sigurinë e ujit dhe ushqimit dhe madje edhe parandalimin e pandemive”, theksoi z.António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në kuadër të dites Nderkombetare te Biodiversitetit nën temën e “Zgjidhjet tona janë në natyre”. Ai bën thirrje për veprime kolektive për të ruajtur biodiversitetin ndërsa ndërtojmë më mirë të ardhmen.