Gjendja tej e amortizuar e rruges ne fshatin Allprenaj deri ne fshatin Shegas, Njesia Administrative Golem, ka detyruar banoret te bashkohen dhe ta rregullojne me forcat e tyre.
Dhjetra banore te Shegasit jane mbledhur dhe kane grumbulluar disa para nga te ardhurat e tyre duke blere disa thase çimento dhe inerte per te mbushur gropat e rruges e cila eshte bere e pa kalueshme per automjetet.
Nje segment rreth 4 km i cili eshte bere i pakalueshem qofte per transportin e prodhimeve buujqesore por edhe per nevojat shendetesore te banoreve.
Nuk jane te pakta makinat te cilat jane demtuar ne kete rruge duke demtuar edhe ekonomine e banoreve.
Kjo zone ka nje prodhimtari te konsiderueshme te produkteve bujqesore si perimet ne sera edhe ne frutikulture.
Rruga siç e shikoni edhe ne foto prej shume kohesh ndodhet ne kete gjendje por asnje investim nuk eshte ndermare nga institucionet vendore qofte edhe per te karikuar gropat me inerte e cila nuk kerkon financime madhore.
– “E bem tenderin”, jo me miliona si i ben shteti, por me pak para nga xhepat tane dhe po e rregullojme sepse askush nuk po kujtohet per ne.” – shprehen ata te indinjuar.
Ne kete vend ku nje pjese e mire e te rinjve duan te largohen, keta djem te fshatit Shegas e shohin te ardhmen e tyre ketu prane familjeve dhe punes fisnike te bujqesise ku kane investuar te ardhurat e tyre. Gjeja minimale qe kerkojne eshte te kene nje rruge qe te transportojne prodhimet e tyre ne treg dhe te levizin ne qytet per nevojat e tyre.
Nje shuplake per indiferencen shteterore por edhe nje shprese per te ardhmen. “Ju Faleminderit”