Reklame:

IPARD II/ Fieri dhe Tirana me numrin me te larte te aplikimeve, me nga 61 aplikime

10 dite drejt mbylljes se aplikimit të IPARD-IINdonëse vihet re interes i shtuar i fermerëve për investime në të 12 qarqet e vendit, me numrin më të lartë të aplikimeve rezultojnë Tirana dhe Fieri, në thirrjen e dytë të programit IPARD II, që mbështet me grante fermerët për investime në bujqësi dhe agroindutri.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, Tirana dhe Fieri kanë nga 61 aplikime secili qytet, më pas reditet Korça me 55 aplikime, Vlorë dhe Elbasan me 32 aplikime, për të vijuar me Dibërën, Gjirokastrën, Durrësin etj në shifra më të vogla.

Në thirrjen e dytë ka pasur 371 aplikime me një kërkesë për fond prej 82.4 milion euro.

Për Masën e parë të mbështetjes( Investime në fermë), kanë aplikuar 148 fermerë, biznese agropërpunuese, me një total investimi 23.25 milionë euro.

Për Masën e tretë (Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale) janë 93 aplikuar me 34.53 milion euro dhe për Masën 7, (Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat) janë kryer 130 aplikime me total financimi 24.62 milionë euro.