Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 23 raste të reja, duke e çuar në 1099 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 12 raste në Tiranë, 6 raste në Mat, 4 raste në Lushnjë, dhe 1 rast në Durrës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 pacientë duke e çuar në 851 numrin total të të shëruarve, dhe janë akoma 215 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 23 pacientë ku 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.