Reklame:

Parashikimi i SHMU/ Mot i paqendrueshem ne fundjave

Sipas parashimimit te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak fundjava do te karakterizohet nga nje mot i paqendrueshem ne te gjithe territorin e vendit.
Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.
Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s

Ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet te ulet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore. Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.