Reklame:

Bresheri demton bujqesine ne Lushnje/ Fermeret te pashprese per mbeshtetje nga qeveria

Kushtet atmosferike te paqendrueshme ne ditet e fundit, te cilat u shoqeruan me rebeshe shiu dhe bresheri, shkaktuan deme te konsiderueshme ne bujqesi ne rrethin e Lushnjes.
Ne Lushnje dhjetera hektare te mbjella me miser, grure, vreshta dhe serra djellore pesuan deme nga bresheri.
Sipas te dhenave zonat me te prekura deri me tani jane ne fshatrat Allakaj, Delisufaj dhe Toshkez.
Deme te konsiderueshme ka pesuar edhe kultura e grurit ku siperfaqe te tera jane rezuar ne toke nga era e forte, shiu i dendur dhe bresheri. Gjithashtu jane prekur edhe perimet e fushes, sic eshte shalqini, pjepri etj.

Fermeret te gjendur te pa pergatitur ne kete situate kerkojne nga ministria e bujqesise te shkoj dhe t’i vleresoje demin ne terren.
Per shume fermere ne keto fshatra, vreshtaria eshte i vetmi burim ekonomik. Fatkeqesisht ne vendin tone nuk aplikohen rrjetat mbrojtese per vreshtarine te cilat ne kete rast do te kishin shpetuar nje pjese te mire te prodhimit. Qeveria jone ashtu si bejne edhe vendet fqinje, duhet te aplikoje subvencionimin e rrjetave kunder bresherit ne vreshtari apo edhe ne plantacione te tjera me peme si qershia. Ne kete menyre edhe fermeret tane do te jene me te mbrojtur nga fatkeqesite dhe konkurues me bujqesine e rajonit.

Bresheri demton vreshta e sera ne Lushnje

Gepostet von Lushnja info am Samstag, 30. Mai 2020