Reklame:

Moti/ Permiresohet situata ne javen ne vijim

Pas diteve te freshketa te shoqeruara me shtrengata shiu dhe bresheri ne te gjithe teritorin e vendit , pritet qe ne javen ne vijim te permiresohet situata. Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak fillimi i Qershorit do te shoqerohet me rritje graduale te temperaturave.
Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës.
Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.
Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.