Reklame:

Ndryshimet klimatike demtojne frutifikimin e ullirit

Ai qe pritej si nje vit i mbare per kulturen e ullirit, tashme ka vene ne pikepyetje prodhimin e ketij viti. Ndryshimet klimatike kane dhe nje ndikim teje negativ gjate procesit te lulezimit.
Foto qe shihni ne jane fazen e lulezimit te plote, ku dukej  se do te kishte nje frutifikim te larte te pemes.



Por ajo qe shkaterroi kete proces ishte temperatura e larte mbi 30 grade celcius e cila frenoi procesin e lidhjes se frutit.
Sipas specialisteve te bujqesise te kontaktuar nga Agronews, temperatura e larte e cila arriti 37 grade celcius ne disa zona, beri qe ishte gjate fazes se lulezimit ulliri te frenoje zhvillimin duke bere qe mbi 90 per qind e tyre te deshtojne. Ulliri kerkon nje temperature nga 12 – 22 grade celcius per te zhvilluar plotesisht procesin e lulezimit.
Karakteristikat biologjike që duhet të zoterojë një vënd, i cili quhet i pershtatshëm është që të plotesojë paramterat klimatike për fenofazat e mëposhtëme:
-Nisja e vegjetacionit nga 10 ne 12° C.
-Zhvillimi i lulerise në 15°C.
-Lulezimi ne 18-19°C.
-Fekondimi dhe lidhja ndermjet 21-22° C

Por fenomeni i çuditshem i ketij viti si pasoje e ndryshimeve te klimes, beri qe temperaturat e larta mbi 35 grade te shoqeronin fillimin e muajit Maj.
Fotot ilustrojne ate çka ka ndodhur me pemen e ullirit kete vit. Por gjithashtu sipas fermereve te ndryshem, te njejtin problem kane shfaqur edhe agrumet te cilat nuk kane mundur te lidhin frute.

Nje problem tjeter i cili pritet kete vit eshte dhe thatesira. Sipas eksperteve nderkombetare dhe instituteve meteorologjike ky vit parashikohet si viti me i nxehte ne histori dhe temperaturat mund te arrijne mbi 45 grade celcius.