Reklame:

Bresheri ka demtuar serish fermeret/ Çfare mund te behet ne nje situate te perseritur?

Deri ne momentin qe fermeret nuk kane asnje mundesi per te mbrojtur mundin e tyre nga fatkeqesite natyrore (si bresheri qe sapo perjetuan para tre ditesh disa fermere te myzeqese) nepermjet agjensive te sigurimeve jo per faj te tyre por se keto agjensi nuk operojne ne sektorin e bujqesise. Kjo me poshte me numrin 3 eshte nje nder 5 kerkesat qe Sindikata e Fermereve te Bashkuar i ka bere qeverise:
3-) Vlerësim dhe kompesim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqesitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.
Keshtu shprehet Eduart Sharka, kryetar i Sindikates se Fermereve te Bashkuar me nje publikim te tij.
Prej kohesh sindikata e fermereve ka ngritur shqetesimin per marjen e masave nga qeveria mbi krijimin e nje portofoli subvencionues ndaj kompanive siguruese ne treg me qellim kompensimin e demeve te shkaktuara nga fatkeqesite natyrore.

Fermeret per çdo vit po goditen nga bresheri siç ndodhi vjet ne te njejten kohe me pjeshken ne Barbullinje.
Sa duhet te jete masa e demit te shkaktuar qe te nderhyjne institucionet dhe ministrite e linjes?
Fermereve ju mbeten vetem tre zgjidhje.
1 – Te presin kur qeveria te kujtohet per ta.
2 – Te kerkojne me te gjitha format demokratike vemendjen dhe kompensim te demit.
3 – Te braktisin bujqesine dhe te shkojne te punojne per Greket, Italianet ose Gjermanet me sezone.
(Agronews)