Reklame:

Mallrat me te importuara ne 4-mujorin e pare te 2020, dominojne ushqimet!

Ndër 20 grupmallrat më të importuara në katërmujorin e parë të këtij viti dominojnë ushqimet në katër grupe, duke treguar ekspozimin e lartë që shporta e mallrave ka ndaj ndryshimeve dhe krizave në vendet furnizuese.

Sipas të dhënave Zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, karburantet, cigaret, metalet dhe automjete ishin artikujt më të importuara që kontribuuan me 45 për qind të të ardhurave doganore në këtë periudhë.

Por gjatë periudhës janar-prill, në 20 mallrat më të importuar në vendin ishin edhe fruta-perimet, mishi, gruri dhe ushqimet e përpunuara.

Ushqimet e përpunuara ishin artikulli i pestë me importuar në katërmujor me një vlerë taksash të paguara gjatë zhdoganimit prej 1,2 miliardë lekësh të cilat ishin sa 2,7 për qind e të ardhurave doganore gjatë periudhës.

Të ardhurat që u grumbulluan nga zhdoganimi i frutave dhe perimeve ishin 914 milionë lekë dhe zunë 2,6 për qind të totalit te të ardhurave doganore. Imorti i frutave dhe primeve zuri vendin e 10 mallrave më të importuar në vend. Edhe pse prodhimi vendas në këtë zë ka pësuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, nevojat e vendit nuk po arrihen të plotësohen gjatë gjithë vitit.

Mungesa e magazinave frigoriferike e bën të vështirë që konsumatorët të furnizohen me prodhime vendi jashtë sezonit. Zakonisht në muajt e dimrit dhe në dy muajt e parë të vitit në tregje dominojnë fruta dhe perime nga importi.

Mishi u rendit artikulli i 14 -të më importuar në katërmujorin e parë, nga cili i paguan 627 milionë lekë taksa doganore të cilat zunë 1,4 për qind te të ardhurave doganore.

Mielli dhe gruri ishin artikulli i 15 më i importuar me një pagesë takash prej 609 milionë lekësh, të cilat ishin sa 1,4 për qind e totalit të të ardhurave.

Importet e larta të ushqimeve u nxiten nga pandemia Covid-19 gjatë të cilës popullata bëri furnizime jo të zakonshme nga paniku se do të kishte mungesa në tregje. (Monitor)