Reklame:

5 Qershori, Dita Boterore e Mjedisit

Viti 2020 filloi me nje krizë mjedisore në një mënyrë shqetësuese. Zjarret shkatërruan pyje tropikale ne Amazone sikur të ishte shkretetire. Ciklonet dhe përmbytjet lanë pemë dhe ndërtesa te shkaterruara. Tani, sulmet e karkalecave në të gjithë Afrikën dhe Indinë sebashku me pandeminë e koronavirusit – të gjitha këto fatkeqësi veprojnë si një kujtesë se shëndeti i njeriut është i lidhur me shëndetin e planetit.

Dita Botërore e Mjedisit 2020 do të përqendrohet në Biodiversitetin dhe do të organizohet në Kolumbi në partneritet me Gjermaninë.

Këtë vit tema e Ditës Botërore të Mjedisit 2020 është: “Festoni Biodiversitetin”.

“Mbi 1 milion lloje të bimëve dhe kafshëvepërballen me zhdukjen – kurrë nuk ka pasur një kohë më të rëndësishme për t’u përqendruar në biodiversitetin.”

Viti 2020 është një vit kritik për angazhimet e kombeve për ruajtjen dhe rivendosjen e biodiversitetit

Çfarë është Dita Botërore e Mjedisit dhe kur festohet?

Dita Botërore e Mjedisit është ngjarja më e madhe vjetore në botë e drejtuar nga Kombet e Bashkuara për të shënuar vetëdijen mjedisore midis njerëzve. Qëllimi i tij kryesor është të rritet ndërgjegjësimi për të mbrojtur natyrën tonë dhe të shikojmë çështje të ndryshme mjedisore që rriten dita –ditës. Dita Botërore e Mjedisit është një nga veprimet kryesore për të mbrojtur mjedisin dhefestohet çdo 5 qershor.

Pse duhet të kujdesemi për Biodiversitetin?

Biodiversiteti është ndryshimi i specieve tokësore, ujërave të ëmbla dhe detare të Tokës, si dhe habitatet e tyre. Biodiversiteti është jetik për mbijetesën e gjithë jetës në tokë dhe është gjithashtu, gurthemeli për të mirat dhe shërbimet e mjedisit që mundësojnë shoqëritë njerëzore të lulëzojnë. Biodiversiteti na siguron ushqim, ujë dhe burime, si dhe shërbime të tilla si: kontrolli i klimës, pllenimi, zbutja e përmbytjeve dhe riciklimi i lëndëve ushqyese.

Ekosistemet janë duke u mbështetur në të gjitha pjesët, nga bakteret më të vogla, deri te vertebrorët më të mëdhenj. Të gjitha janë të ndërlidhura. Disa prodhojnë oksigjen që të tjerët të marrin frymë, disa sigurojnë ushqim për specie më të mëdha, të cilat nga ana e tyre bëhen pre e specieve edhe më të mëdha. Çdo organizëm i gjallë ka një rol në ruajtjen e ekuilibrit.

Në fund të fundit, mund të humbni shumë më tepër se një specie duke hequr një element. Më shumë se 98% e specieve në natyrë janë në zhdukje.

5 qershori u zgjodh si datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Edhe në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të popullsisë.

Dita Botërore e Mjedisit shërben për inkurajimin e njerëzve në të gjithë botën për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin nga sfidat e ndryshme me të cilat përballet bota sot. Ajo gjithashtu është një ditë për të bërë diçka për t‘u kujdesur për mjedisin tonë. Eshtë një platformë e rëndësishme për promovimin sa më gjerësisht të synimeve mjedisore të zhvillimit të qëndrueshëm.