Reklame:

Dita Boterore e Mjedisit i kushtohet breshkes se detit

Ne kuader te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, dy organizatat partnere Horizont EU dhe MEN kane organizuar nje fushate pastrimin e ishullit te breshkave te detit ne bregdetin e plazhit te Divjakes.

Dita e sotme 5 Qershor eshte edhe Dita Boterore e Mjedisit e cila shërben për inkurajimin e njerëzve në të gjithë botën për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin nga sfidat e ndryshme me të cilat përballet bota sot.
Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi ne nisje te aktivitetit ka bere nje prezantim te rendesise se Mjedisit dhe te zonave te Mbrojtura. Ai vuri theksin tek rritja e kujdesit per nje mjedis dhe nje natyre te paster nga mbetjet plastike si nje domosdoshmeri per te ardhmen e planetit.

Perfaqesuesit e organizatave, Shkelqim Bylykbashi dhe Fadil Malko sebashku me disa te rinj vulnetare iu bashkuan thirrjes se AdZM Fier per te kontribuar sado pak ne kete dite. Ata grumbulluan disa qindra kilogram mbeturina kryesisht plastike ne ishullin e breshkave te detit i cili eshte krijuar nga terheqja e detit ne zonen e plazhit ne Parkun Kombetare Divjake-Karavasta.

Dy gazetaret e njohur dhe dashamires te mjedisit Yrjet Saliasi dhe Julian Kasapi ndoqen nga afer aktivitetin duke percjelle shqetesimin e ndotjes se brigjeve nga plastika. Grykederdhja e lumit Shkumbin shkakton jo pak probleme si pasoje e sasive te mbeturinave te medha qe sjell ne bregdet, te cilat hidhen nga banoret dhe bizneset te cilat ndodhen pergjate rrjedhes se tij.

Gjithashtu kesaj nisme iu bashkuan nxenes te Kolegjit Daka, grupi Junior Rangers dhe banore te zones.
Duke pare kushtet atmosferike ky vit pritet te sjelle nje koloni breshkash deti, ndaj edhe kjo nisme ne kordinim me AdZM Fier u fokusua tek kjo pjese per ti krijuar kushtet optimale breshkes se detit Caretta Caretta.

Si çdo vit Specialistet e AdZM Fier kryejne monitorime te vazhdueshme ne kete zone per te evidentuar folenizimet e breshkes se detit.