Reklame:

Kamomili – Efektet dhe perfitimet

Lulet e kamomilit përdoren dhe janë të famshme për vetitë e tyre qetësuese, shkruan faqja italiane e internetit cure-naturali.it.

Në realitet bima nuk ka përbërës aktivë nxitës si shumica e bimëve që përdoren kundër pagjumësisë, por përkundrazi, ajo ka kryesisht veti antispazmodike, siç është balsami i limonit.

Këto veti e bëjnë kamomilin një relaksues të shkëlqyeshëm të muskujve, të dobishëm në rast të acarimit dhe infiamacionit të zorrëve, tretjes së keqe, spazmat e muskujve dhe dhimbjet menstruale, por edhe në rast të tensioni nervor dhe stresi, sepse shkakton një ndjesi të relaksimit të këndshëm me një efekt qetësues në nervozizëm dhe ankth.

Ai eliminon gazrat e zorrëve dhe nxit tretjen duke prodhuar një përmirësim të përgjithshëm në funksionimin e sistemit gastrointestinal.

Studimet e fundit kanë treguar edhe efektet hipoglicemike, të dobishme për uljen e nivelit të sheqernave nga gjaku, pasi pengon shndërrimin e glukozës në sorbitol, përgjegjës, për dëmtimin e syve, veshkave dhe qelizave nervore, të cilat gjenden te njerëzit që vuajnë nga diabeti.