Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak moti për vendin tonë sa i përket fundjavës do të jetë i paqëndrueshëm. Dita e Shtunë do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht breshër.
Po kështu sipas SHMU edhe për ditën e Diel moti pritet te jete me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.
Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.