Reklame:

Divjake/ Drejt perfundimit rikonstruksioni i shkolles ne Fierseman

Bashkia e Divjakës është në përfundim të rikonstruksionit të shkollës Fierseman.

Kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi deklaroi se “qytetarët e kësaj zone shumë shpejt do të kenë një qendër komunitare ndër më të mëdhatë që kemi realizuar deri më sot në bashkinë tonë”.

“Edhe pak përfundojmë fushat sportive, tribunën, vendet e zhveshjes dhe dushet. Qytetarët e kësaj zone shumë shpejt do të kenë një qendër komunitare ndër më të mëdhatë që kemi realizuar deri më sot në bashkinë tonë. Ta gëzojnë fëmijët e Fiersemanit, Babunjës, Gradishtes, Spolatës etj”, tha ai.