Reklame:

Mungese e kushteve higjieno-sanitare – AKU vendos masa administrative

Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar gjatë 245 orëve të fundit 245 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin duke vendosur 1 masë administrative në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Sipas njoftimit në një subjekt me aktivitet fruta-perime, janë bllokuar 300 kg patate, pasi nga mostrat e marra, kanë rezultuar me prani të mbetjeve pesticide mbi normat e lejuara ndërsa në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 23 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

AKU vijon punën intensivisht në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve si dhe vazhdon këshillimet për zbatimin e plotë të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid -19.