Reklame:

Nga 15 qershori rinis transporti publik, Gonxhe: Mjetet me 70% te kapacitetit, shtohet frekuenca e autobuzeve

Pas nje bllokimi disa mujor te transportit publik ne te gjithe vendin per shkak te masave te mara kunder pandemise COVID-19, pritet qe ky sektor te rifilloje serish punen.

Nga data 15 qershor do të rinisë transporti publik në të gjithë vendin, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shpjegoi edhe protokollin që do të ndiqet nga ofruesit e këtij shërbimi si dhe nga pasagjerët.

Sipas protokollit te miratuar operatorët urbanë do të operojnë me 70% të kapacitetit të tyre, ndërsa për qyetarët kërkohet të mbahen maska.

“Operatorët urbanë kanë bërë disa testime dhe simulime. Maskat do të jenë të detyruara në autobusë, por nuk do të jemi striktë deri në absurd. Maskat mund të jenë edhe të bëra vetë, nuk duhet të shqetësohen qytetarët për të blerë maska speciale. Do të ketë edhe dezinfektime të autobuzëve dhe këto kosto do të merren parasysh. Po punojmë që para 15 qershorit të ketë një paketë shtesë për të mbështetur operatorët e transportit publik për shpenzimet plus që do të kenë”, deklaroi kreu i DPSHTRR, Gonxhja.

Gonxhja po ashtu tha se është ngritur një “taskforcë operacionale” me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, dhe se do të ketë një kontroll dhe kujdes shumë të madh për të rregulluar transportin publik.

Nuk këshillohet që autobusët të përdoren nga të moshuarit. Por, nëse përdoren, nuk duhet t’u afrohemi dhe ata vetë nuk duhet të lejojnë njerëzit që t’u afrohen. Pra do të duhet të respektojmë distancën prej 1 m. Gjithashtu, do të shtohet frekuenca e autobusëve, që të ketë çdo 4 minuta autobus. Për këtë do të ketë bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore për të siguruar edhe korsinë e lëvizjes. “Njerëzit duhet të mësohen që nëse nuk hipin te një autobus sepse ka shumë njerëz brenda, do të vijë tjetri për 4 minuta”, tha ai.