Reklame:

Si te mbrohemi nga COVID-19 kur bejme pazar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përcolli disa këshilla që duhet të respektojnë qytetarët për të ruajtur shëndetin në kushtet e pandemisë, kur bëjnë pazar, duke filluar që përpara se të dalin nga shtëpia, në dyqan dhe kur kthehen në shtëpi.
Pazari është një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme, sidomos kur mëngjesin, drekën dhe darkën i përgatisim në shtëpi.
Në mes të pandemisë së COVID-19 është jetike t’i kryeni aktivitetet e përditshme, si blerjen në pazar, me më tepër kujdes se zakonisht, sidomos nëse nuk keni mundësi që të blerat e pazarit t’jua sjellin në shtëpi.
Thjesht kur mendon se duhet të dalësh e të bësh pazar, të vijnë në kokë një sërë pyetjesh: A është i pastër dyqani i lagjes, sidomos kur bëhet fjalë për sipërfaqet që preken vazhdimisht, si koshat lëvizës apo makineritë e kartave të bankës? A është i sigurt ushqimi?
Ministria e Bujqësisë njofton për respektimin e rregullave të higjenës dhe masave të mbrojtjes që duhet zbatuar kur bëjmë pazar që konsistojnë në larjen e duarve para se të dalim për pazar dhe pasi kthehemi nga pazari në shtëpi, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik.