Fasulja pllaqi, krahas patates e mollës, janë kulturat që e avantazhojnë qarkun e Korçës të konkurrojë denjësisht në eksportet bujqësore në tregjet e huaja.
Fasulja kokërrmadhe, e njohur ndryshe me emrin “pllaqi”, është një kulturë tradicionale e fermerëve të fshatit Kreshpanj, në njësinë administrative Pojan, të Korçës.
Në kuadër të programit të BE-së, bashkia Maliq po bashkëpunon për më shumë se një vit me projektin italian “Sviluppo” për certifikimin bio të fasules pllaqi.

Falë punës së palodhur të fermerëve, prodhimi i kësaj kulture po shënon rritje. Aktualisht bima është në fazën e ngritjes dhe fermerët po vendosin sisteme mbështetëse. Këtë vit ka një rritje të sipërfaqes së kultivuar me 10-15 %, krahasur me një vit më parë, sepse çmimi i shitjes së prodhimit të vitit të kaluar qe i kënaqshëm”, – ka deklaruar Drejtori i Bujqësisë në Maliq, Arben Dulellari.

Së shpejti si pjese e projektit Italian Sviluppo do të vijnë pajiset me makineritë e seleksionimit dhe të ambalazhimit të fasules, me një vlerë mbi 30 mijë euro, që sigurojnë standarde edhe më të larta tregtimi.