Reklame:

Kishat Ungjillore te Lushnjes e Divjakes dhurojne gjak

Duke pare situaten e veshtire qe ndodhet Banka e Gjakut Lushnje ku per shkak te pandemise rane ndjeshem dhurimet dhe sasite e gjakun, Kishat Ungjillore ne vendin tone kane ndermare nje nisme te dhurimit te gjakut ne rang kombetar. Jane parashikur qe nga data 5 deri ne daten 14 qershor do te kete dhurime ne 10 qytete te ndryshme ne te gjithe vendin.

Kishat Ungjillore të Rrethit të Lushnjës, në bashkëpunim me Vëllazërinë Ungjillore dhe Banken e Gjakut Lushnje diten e sotme kane kryer dhurime vullnetare ne ndihme te femijeve talasemike.


Pastori i Kishes Ungjillore ne Lushnje Berti Dosti u shpreh se nisma “Maratona e dhurimit te gjakut” eshte perkrahur nga te gjithe besimtaret e kishes duke patur nje prezence te madhe per dhurimin e gjakut.
I gjithë gjaku që do të dhurohet do të shkojë në mbështetje të nevojave të Spitalit të Lushnjës.

Kishat Ungjillore te Lushnjes e Divjakes dhurojne gjak

Gepostet von Agronews.al am Mittwoch, 10. Juni 2020

Pergjegjesi i Bankes se Gjakut Lushnje, Mjeku Endrit Susaj u shpreh teper i kenaqur per dhurimet e kryera ne Kishen Ungjillore Lushnje.
“Kerkesa dhe nevojat per gjak si pasoje e te semureve talasemik eshte e madhe dhe kemi nevoje per me shume dhurime, por shikojme se qytetaret po ndergjegjesohen dhe dhurimet po vijne gjithnje e me shume ne rritje.” – theksoj Mjeku Susaj.

Banka e Gjakut mirenjohese ndaj Kishes Ungjillore

Gepostet von Agronews.al am Mittwoch, 10. Juni 2020

Banka e Gjakut Lushnje ne bashkepunim me te gjithe institucionet ne te gjithe vendin ka nisur nje fushate dhurimi e cila ka rezultuar shume efektive ne rritjen e sasise se gjakut ne kete banke.