Reklame:

Menaxhimi i mbetjeve ne fshat, kerkon bashkepunim komunitar!

Gjaza, fshat i Njesise Administrative Krutje para disa ditesh eshte bere objekt i nje emisioni mediatik ku ngrihej shqetesimi i fushave sportive. Fshati i Gjazes fushen e dikurshme te futbollit e ka mbushur me mbetje te plehut organik. Pas kronikes televizive Administratori i Njesise Administrative Krutje Agim Qose, ka reaguar per nje ndergjegjesimin dhe bashkepunimin e gjithe komunitetit te kesaj zone.

Reagimi institucional ka qen i menjehershem ku diten e sotme ka nisur pastrimi i fushes se futbollit nga mbetjet organike te bagetive qe banoret e fshatit Gjaze kane hedhur.
Bashkia Lushnje ka vene ne dispozicion mjetet e nevojshme per te larkuar mbeturinat nga fusha e Gjazes.
 
Por per te mos patur me probleme te tilla, zoti Qose kerkon bashkepunimin e te gjithe komunitetit ne menyre qe banoret te kene ambjente te perbashketa te pastra per femijet e tyre dhe per veten.

Postimi i plote i kryetarit te Njesise Administrative Agim Qose:
“Nje koment per fushen e Gjazez por dhe shume probleme qe mund te kemi duhet ber, duhet sepse problemi eshte tek te gjithe ne ku perfshihet dhe Njesia sepse ne duhet te aplikojme gjoba per mos nxjerjen e pleut organik vend e pa vend.

Duhet te komunikojme me shume me njeri tjetrin sepse cdo gje qe ka lidhje me ambjentin e perbashketa duhet ngritur me shume zeri une personalisht i falenderoj gazetaret e “FIKSIT”sepse na nxiten per te reaguar me shpejt, por banoret e Gjazes e dine qe une kam kembengulur shpesh qe ta vetemenaxhojme mire jo vetem fushen por cdo ambjet perreth.

Falenderoj kryetarin e bashkise qe i eshte pergjigjur cdo kerkese tone ne investime qe jane bere. Ajo qe desha te theksoj qe Njesia nuk mundet vetem te pastroj cdo skut e rruge ndaj duhet ndihma e te gjitheve secili para shtepise vete duhet te pastroj ne na ngelen ambjetet e medha.

Puna e koshave ka problemet e veta perseri nga te gjithe, duhen hedhur vetem plastiket dhe kartonat ne to, mbetjet organike ne ne fshat kemi mundesi ti cojme ke toka. Ka nje zgjidhje qe ne po mundohemi tju afrojme te caktojme dy dite ne jave qe makinat te marin thaset me mbetje para shtepive tuaja dhe koshat te jene ne periferi per ata qe smunden.Se shpejti ne do dalim ne terren per ata qe ndotin teritorin por shpresoj ne bashkepunimin e te gjitheve. FALEMINDERIT.” – ka shkruar Agim Qose, Administrator i Njesise Administrative Krutje.